Në Graçanicë mbahet takimi i Forumit të Komunitetit për Interes Publik

20/06/2023

Në Graçanicë mbahet takimi i Forumit të Komunitetit për Interes Publik

Në kuadër të projektit Nxitja e Marrëdhënieve dhe Bashkëpunimit Ndëretnik (FIERC), i zbatuar nga QKSS, në partneritet me NSI, dhe financuar nga Fondi i Paktit të Stabilitetit të Ministrisë së Jashtme Federale Gjermane, u mbajt takimi i parë i Forumit të Komunitetit për Interes Publik, në komunën e Gracanicës

 Pjesëmarrës në takim ishin udhëheqës të komunitetit, zyrtarë komunalë, përfaqësues të OJQ-ve dhe palë të tjera të interesuara.

Përveç kësaj, anëtarët e CFPI ranë dakord që në takimin e tyre të dytë të vendosin për një iniciativë (projekt) të cilat u propozuan në takim si vendosja e kamerave në fshatin Kishnicë, rregullimi i dritave në rrugën kryesore apo renovimi i pritores së autobusave. Njëra nga këto do të ketë ndikim të mire në komunitet. Këto projekte konsiderohen me interes publik dhe do të ndihmojë në zgjidhjen e një shqetësimi të komunitetit.

Mbledhja e radhës e CFPI për Gracanicë do të mbahet me 4 korrik.