16/03/2023
Gjatë javës së kaluar, ekipi i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka qëndruar në Leicester për takimin startues të projektin “SMIDGE- Narrativat e Mediave Sociale, Adresimi i Ekstremizmit në Moshën e Mesme”.
Gjatë këtij takimi u diskutua për hapat vijues dhe prioritetet në projekt. Pjesë e konsorciumit për këtë projekt është QKSS, UCPH, UClanCYM UMIL, INEU, FVM, FAS dhe DMU. Ky projekt ka për qëllim analizimin e formave të ndryshme të diskurseve dhe tregimeve ekstremiste në të gjithë Europën, duke krijuar kundër narrativa që synojnë grupmoshën 45-65 vjeç, me kohëzgjatje nga 1 Mars 2023 - Mars 2026.
Ky projekt mbështetet nga Komisioni Europian, skema Horizon Europe.