21/10/2024
Nga data 18-20 Tetor, QKSS mori pjesë në Takimin e brendshëm të Programit Rajonal të Partneritetit Rinor. Ky takim u fokusua në nxitjen e dialogut, duke i pajisur pjesëmarrësit me një kuptim të gjerë të temës dhe aftësi të nevojshme për një komunikim të strukturuar dhe të efektshëm. Programi gjithashtu përfshiu sesione të specializuara për të përmirësuar aftësitë e debatit të pjesëmarrësve.
Si pjesë e agjendës, grupi vizitoi Misionin e OSBE-së në Kosovë, ku u njohën me Akademinë e Dialogut për Gra të Reja dhe morën njohuri të thelluara mbi operacionet e OSBE-së në nivele lokale dhe rajonale.
Ky projekt mbështetet nga USAID dhe zbatohet nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Qendra për Politika të Sigurisë në Beograd (BCSP), Fakulteti i Shkencave Sociale në Universitetin e Sarajevës, Fondacioni Divac, Rrjeti i Edukimit të Bashkëmoshatarëve (PEN), PRONI dhe Instituti Ndërkombëtar Republikan Global (degët në Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi).