Takimi brenda vendit në Kosovë – Partneriteti Rinor Rajonal

30/01/2023

Takimi brenda vendit në Kosovë – Partneriteti Rinor Rajonal

Më 27-29 janar 2023, Partneriteti Rinor Rajonal organizoi takime brenda vendit në Kosovë dhe Serbi. 18 pjesëmarrës nga Kosova u mblodhën në Prishtinë për të vazhduar me aktivitetin e dytë të Partneritetit Rinor Rajonal.

Në ditën e parë pjesëmarrësit diskutuan për përvojën e tyre në Akademinë Rajonale të Ndërtimit të Paqes të mbajtur në Podgoricë në dhjetor 2022. Pjesëmarrësit ndanë pikëpamjet e tyre, mësimet e nxjerra dhe çfarë mund të diskutohet në të ardhmen mes të rinjve të Kosovës, Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Serbisë. Ata u dakorduan mes njëri-tjetrit se ishte e mahnitshme krijimi i një rrjeti kaq të zgjeruar të të rinjve në rajon si një përpjekje për pajtim regjional.

Në ditën e dytë dhe të tretë pjesëmarrësit zgjeruan aftësitë e tyre komunikuese me trajneren Mjellma Doli, përmes aktiviteteve kreative, energjike dhe prezantime. Pjesëmarrësit reflektuan mbi identitete të ndryshme në rajon dhe bënë përpjekje për të kuptuar se shoqëritë në rajon janë të ekspozuara ndaj realiteteve të ndryshme. Për më tepër, pjesëmarrësit u përpoqën të gjejnë zgjidhje për çështjet e sigurisë publike dhe shqetësimet kombëtare në Kosovë. Në fund pjesëmarrësit improvizuan skenarë dhe analizuan mënyrat më të mira për t'iu qasur këtyre skenarëve në komunitetet e tyre.

Pjesëmarrësit shprehën më tej gatishmërinë e tyre për të bërë përpjekje drejt pajtimit rajonal.

Ky projekt mbështetet nga USAID dhe zbatohet nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë (BCSP), Fakulteti i Shkencave Sociale në Universitetin e Sarajevës, Fondacioni Divac, Peer Education Network (PEN), PRONI, dhe Instituti Ndërkombëtar Republikan Global (degët në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Serbi).