QKSS në konferencën finale të projektit “PERCEPTIONS” në Bolonja, Itali

25/01/2023

QKSS në konferencën finale të projektit “PERCEPTIONS” në Bolonja, Itali

Ekipi i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë  morën  pjesë në konferencën finale në kuadër të projektit “PERCEPTIONS” në Bologna, Itali gjatë datave 18-20 janar,  2023.  Në kuadër të kësaj konference u realizua takimi i konzorciumit  ku u diskutuat për rrjedhën e projektit përgjatë 42 muajve. Tutje u diskutua për aktivitetet dhe rezultatet e nxjerra në kuadër të projektit duke vënë në fokus analizën e rezultateve nga mediat sociale, web-platformës, materialet ndërgjegjësuese dhe manuali i “PERCEPTIONS”. Përmes një tryeze të rrumbullakët u diskutua për të ardhmen e projektit dhe dokumentet e shkurtëra për politika të cilat janë realizuar në kuadër të projektit. 

Qëllimi i projektit “PERCEPTIONS” ishte të identifikojë narrativët dhe përceptimet (apo përceptimet e gabuara) për BE-në nga jashtë, të vlerësojë çështje të mundshme që lidhen me kufijtë dhe sigurinë e jashtme për një planifikim më të mirë të reagimeve dhe masave kundërvepruese. 

“PERCEPTIONS” është projekt në kuadër të Skemës Horizon 2020 e financuar nga Bashkimi Europian dhe e menaxhuar nga SYNYO Gmbh.