Planifikimi strategjik për vitin 2023

13/02/2023

Planifikimi strategjik për vitin 2023

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) gjatë datave 10-12 shkurt ka mbajtur takimin e parë planifikiues të organizatës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2023, ku kanë marrur pjesë i gjithë stafi i QKSS.

Përmes tetë sesioneve, ky aktivitet kishte për qëllim organizimin e brendshëm, raportimin dhe këmbimin e informacioneve rreth aktiviteteve dhe projekteve të përmbyllura si dhe planifikimin e realizimit të aktiviteteve dhe projekteve në gjashtëmujorin e ardhshëm me qëllim të realizimit të objektivave të organizatës në mënyrë sa më profesionale. 

Gjatë këtij planifikimi strategjik, u miratua plani vjetor i punës për vitin 2022, rregullorja për politika të gjelbërta brenda QKSS dhe raporti vjetor për barazi gjinore për vitin 2022. Gjithashtu, gjatë këtij takimi u identifikuan nevojat e stafit për ngritjen e kapaciteteve në fushën e monitorimit, vlerësimit, mësimit dhe komunikimit.