28/10/2016
QKSS po vazhdon ligjëratat në shkollat e mesme të Kosovës në kuadër të projektit “të bashkuar kundër terrorizmit”.
Ekipi QKSS sot ishte në shkollën e mesme të artit në Pejë “OdhisePaskali”, ku ligjërues ishte Fatmir Haxholli- politolog.
Në këtë ligjeratë me nxënësit e shkollës së mesme “OdhisePaskali” u diskutua rreth tolerancës ndërfetare, tolerancën ndëretnike, si dhe rolin e rëndësishëm që ka edukimi për të ardhmen e tyre. Fokus të vecantë në këtë diskutim ishte prezentimi rreth rreziqeve dhe kërcenimeve nga ekstremizmi i dhunshëm dhe radikalizmi, ku nxënësit u informuar rreth pasojave dhe rreziqeve që shfaqë ekstremizmi i dhunshëm dhe radilzmi, si dhe diskutuam rreth menyrave më të mira për të parandaluar këtë fenomen. Në këtë debat morën pjesë rreth 60 nxënës të shkollës “OdhisePaskali” në Pejë.
Ky aktivitet është implementuar me mbështetjen e departamentit amerikan të shtetit, dhe implementohet në kordinim të ngushtë me ambasadën amerikane në Prishtinë.