PËRFSHIRJA E KOMUNITETIT NË PARANDALIMIN E EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM

27/10/2016

PËRFSHIRJA E KOMUNITETIT NË PARANDALIMIN E EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), sot, më 27 Tetor 2016, ka organizuar tryezën me temë “Përfshirja e komunitetit në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm”, në Komunën e Deçanit.

Konferenca ka për qëllim të diskutoj rreth sfidave të Kosovës në ballafaqimin me ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin, si dhe gjetjen e praktikave me të mira drejt parandalimit dhe luftimit të këtij fenomeni. Këto tema ngërthejnë një spektër të gjerë të grupeve siç janë: roli i grave, nxënësve, gazetarëve dhe komuniteteve fetare në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Të pranishëm në konferencë për të diskutuar rreth gjetjes së mënyrave më të mira për të parandaluar esktremizmin e dhunshëm në Kosovë të ftuar ishin:

• Z.Rasim Selmanaj, Kryetar i Komunës së Deçanit

• Z.Rasim Bytyçi, Kryetar i Bashkësisë Islame në Deçan

• Z. Sejdi Dobraj, Komandant i Stacionit Policor në Deçan


 

Ky aktivitet mbështetet nga Ambasada Amerikane në Prishtinë dhe është pjesë e aktiviteteve të QKSS-së, në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit të dhunshëm i cili do të implementohet në të gjitha Komunat e Kosovës