28/10/2016
Drejtori Ekzekutivi QKSS, Dr Florian Qehaja sot duke folur për Ballkanin perëndimor si nyje strategjike në mes të BE-së dhe rajonit të Lindjes së mesme, në cilësinë e penalistit në seminarin e organizuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s i cili po mbahet në Senatin Italian, Romë.
Me këtë rast Qehaja duke folur për fenomenin e ekstremizmit të dhunshëm, ka potencuar nevojën për të forcuar dialogun brenda komunitetit dhe për të punuar me komunitetin Islam dhe fetar në përgjithësi për të parandaluar ekstremizmin. Ai po ashtu ka thënë se mungesa e mundësive dhe kushteve ekonomike janë ndër shkaqet që kanë ndikuar në radikalizmin e të rinjve në Kosovë.