Takim me akterët kryesor të projektitPAVE

27/01/2021

Takim me akterët kryesor të projektitPAVE

QKSS me 27 janar 2021, ka organizuar takim me akterët kryesor të projektit PAVE, i mbështetut nga skema e Bashkimit Evropian Horizon 20202.

Pjesëmarrësit në këtë takim ishin përfaqësues nga qeveria dhe shoqëria civile, të tillë si zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe departamenti përgjegjës në ministri për riintegrimin e individëve të radikalizuar në shoqëri, si dhe ish zyrtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kosovës i cili ishte përgjegjës për koordinojë çështjet që kanë të bëjnë me ekstremizmin e dhunshëm.Në takim, gjithashtu morë pjesë përfaqësues nga shoqëria civile, organizata rinore që promovojnë zhvillimin e mendimit kritik midis studentëve të universiteteve dhe shkollave të mesme.

Takimi u nda në dy pjesë, ku pjesa e parë përfshiu një prezantim të projektit PAVE, duke përfshirë qasjen kërkimore dhe metodologjinë, ndërsa në pjesën e dytë të takimit u diskutua mbi pyetjet hulumtuese dhe zgjedhjen e terrenit hulumtues ku do të koncentrohet hulumtimi në lidhje me (de)radikalizmin në internet dhe jashtë tij.

Pjesëmarrësit vunë në dukje se në vendet e përzgjedhura në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, në 20 vitet e fundit, radikalizimi fetar ka tejkaluar nacionalizmin, por problemet që kanë nxitur radikalizimin fetar janë të rrënjosura në dimensionin etno-politik. Për shembull, në Kosovë kjo ka të bëjë me natyrën e shtetit të vendit, i cili ka shpërndarë një kornizë të fortë liberale normative pa punuar me shoqërinë për të integruar norma të tilla. Kjo ka rezultuar në lidhje të dobëta midis shoqërisë dhe shtetit, duke krijuar një vakum identiteti që është abuzuar nga radikalët fetarë dhe etno-politikë. Pjesëmarrësit gjithashtu vunë në dukje se faktori më i rëndësishëm i radikalizimit fetar në Kosovë ka qenë ndikimi malinj i aktorëve të huaj, veçanërisht nga Shtetet e Gjirit. Në përfundim të takimit, pjesëmarrësit u zotuan të mbështesin projektin dhe procesin e hulumtimit, dhe shprehën interesin e tyre për të marrë parasysh rezultatet e politikave të rezultateve të hulumtimit.