Qëndrueshmëria e komuniteteve ndaj parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm

27/01/2021

Qëndrueshmëria e komuniteteve ndaj parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm

Sot, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) në bashkëpunim me Debate Center ka filluar me trajnimin tre-ditor me të rinjtë nga Komuna e Gjilanit, Prizrenit, Podujevës, Vitisë, Prishtinës, Fushë Kosovës, Pejës dhe Mitrovicës. Qëllimi i trajnimit është t’i ofrojë pjesëmarrësve njohuri më të zgjeruara rreth fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë dhe rëndësisë së qëndrueshmërisë së komuniteteve në parandalim të këtij fenomeni.

Për më tepër, trajnimit fokusohet në ofrimin e njohurive për zhvillimin e mendimit kritik dhe metodave të hulumtimit. Pas përfundimit të trajnimit, pjesëmarrësit e trajnimit do të punojnë në shkrime të shkurta hulumtuese për faktorët e qëndrueshmërisë në Komunat e tyre përkatëse, përmes të cilave do të nis një fushatë për ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e qëndrueshmërisë të komunitetit dhe rolit të saj në parandalim të fenomeneve negative.

Ky trajnim është organizuar në kuadër të projektit dy-vjeçar "Ndërtimi i Qëndrueshmërisë: Komunitetet kundër Ekstremizmit të Dhunshëm" i cili përkrahet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Prishtinë përmes fondit MATRA.