STRATEGJIA PËR PARANDALIM DHE DE-RADIKALIZIM PËRMES EDUKIMIT NË KOSOVË

6/05/2016

STRATEGJIA PËR PARANDALIM DHE DE-RADIKALIZIM PËRMES EDUKIMIT NË KOSOVË

QKSS në bashkëpunim me Institutin për Studimin e të drejtave të njeriut dhe Institutin Harrriman të Universitetit të Kolumbias, kanë organizuar seminar përcjellës mbi parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë. Ky seminar është mbajtur më 5 Maj, në Universitetin e Kolumbias dhe është udhëhequr nga drejtori i QKSS-së, Dr Florian Qehaja dhe Z. David Philips nga Universiteti i Kolumbias. Pas fjalës hyrëse të Z. Alex Cooley (Instituti Harriman), kontribut në këtë seminar dha ish-ndihmës sekretarja e zyrës për edukim dhe marrëdhënie kulturore Znj. Helena Kane Finn. Diskutimi i saj u fokusua kryesisht në lidhjen mes sistemit të dobët edukativ dhe rritjes së ektremizmit, kështu duke dhënë shembuj konkrete se si të vazhdohet tutje në uljen e vazhdueshme të përhapjes së ekstremizmit.

Ky seminar është organizuar në vazhdën e takimit paraprak "Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë" i cili është bazuar në Artikullin e publikuar në Huffington Post me titull "Parandalimi i radikalizmit islamik dhe esktremizmi i dhunshëm në Kosovë" dhe raportit të QKSS-së mbi "Shkaqet dhe pasojat e perfshirjes së qytetareve të Kosovës si luftëtar të huaj në siri dhe Irak". Ky seminar mblodhi së bashku 15 ekspert të shquar dhe është mbajtur nën rregullat e Chatham House.