6/05/2016
Drejtori Ekzekutiv i QKSS-së, Dr Florian Qehaja ka marrë pjese në konferencën e nëntë vjetore për siguri të organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit në bashkëpunim me Byronë Federale të Hetimeve, NY FBI. Kontributi i Qehajës ishte në panelin me temë "Angazhimi i popullsive të ndryshme dhe komuniteteve të refugjatëve për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm" dhe mënyrat për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm duke asimiluar suksesshëm valën e vazhdueshme të refugjatëve.
Që nga viti 2015, më shumë se një milion njerëz janë larguar nga vendet e tyre si pasojë e dhunës, kështu duke e bërë një udhëtim të pasigurt drejt Evropës. Ekspertët kanë frikë se kampet për personat e zhvendosur dhe refugjatët janë si bazë pikënisje për rekrutim, veçanërisht aty ku njerëzit e gjejnë vetën të margjinalizuar, të paprivilegjuar dhe të përjashtuar për periudha të gjata kohore. Gjetja e zgjidhjeve (qoftë riatdhesimi, integrimi lokal ose rivendosja diku tjetër) paraqet një përparësi urgjente humanitare dhe prioritet për sigurinë për qeverinë, organizatat zhvillimore dhe për grupet ndihmuese.
Kjo konferencë mblodhi së bashku gjashtëdhjetë gjyqtar, zyrtar të zbatimit të ligjit dhe sigurisë, kriminologë dhe profesionistë të tjerë që merren me krime ndërkombëtare në nivel Multi-rajonal, rajonal dhe brenda vendit, nga tridhjetë e nëntë shtete e që po qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pjesë e programit për Lidership për Vizitor Ndërkombëtar.