6/12/2014
Hulumtuesja e QKSS-së, Sofije Kryeziu mori pjesë në punëtorinë, që është pjesë e Shkëmbimit të Punës Profesionale për Programin e Politikave të Zgjeruara për Dialog, që mbështetet nga zyra e jashtme për programin e parandalimit të konfliktit, të Britanisë së Madhe dhe Komonuelthit. Kjo seri e politikave të shkëmbimeve ndërkufitare për profesionistë në mes të karrierës prej grupeve të caktuara të Think Tanks, OJQ, dhe universiteteve në Kosovë dhe Serbi, ka për qëllim që të zgjerojë diturinë për burimet njerëzore dhe produktet e njohurive nga organizatat nikoqire, dhe që të ndihmojë prodhimin e perspektivave të punës së politikave në fushën e llogaridhënies dhe transparencës së qeverisë, mbrojtjen e të drejtave njerëzore, mediat e pavaruara, siguri, drejtësi dhe politikat e migrimit.