10/12/2014
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ju fton të merrni pjesë, në lansimin e rezultateve të edicionit të katërt të sondazhit “Barometri Kosovar i Sigurisë”, qëllimi i të cilit është të ofroj të dhëna të sakta dhe të besueshme rreth perceptimeve të qytetarëve të Kosovës me qëllim të informimit të procesit të politik-bërjes.
Prezantimi do të ofroj përmbledhje të perceptimeve të qytetarëve në Kosovë rreth sigurisë dhe drejtësisë, duke u fokusuar në kënaqshmërinë e qytetarëve me institucionet e sigurisë (Policia e Kosovës, FSK, AKI, KFOR, EULEX, Doganat); përformancën e institucioneve të drejtësisë; si dhe perceptimet e tyre mbi rreziqet kryesore të brendshme dhe të jashtme.
Sondazhi është realizuar gjatë pjesës së dytë të muajit Tetor 2014, përmes intervistave sy më sy me amvisëri në gjithë territorin e Kosovës. Pyetësori dhe intervistat janë realizuar nga ekipi i QKSS-së duke përfshirë 30 hulumtues në teren dhe 10 persona të angazhuar në mbikqyrje dhe monitorimin e të dhënave. Mostra kombëtare ka përfshirë 1101 amvisëri/respodentë dhe përfaqëson opinionet e qytetarëve të moshës mbi 18 vjet duke përfshirë të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
Ky projekt mbështetet nga Fondacioni Amerikan National Enowement for Democracy (NED).
Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në konferencë luten që deri të premten 12 dhjetor 2014, të kontaktojnë Tringa Naka në email adresen: [email protected] ose në numrin e telefonit +381 (0) 038 221 420 për ta konfirmuar pjesëmarrjen.