Projekti SMIDGE organizoi një panel diskutimi mbi dezinformimin në  kuadër të samitit KPDS të  mbajtur në Prishtinë

26/09/2023

Projekti SMIDGE organizoi një panel diskutimi mbi dezinformimin në  kuadër të samitit KPDS të  mbajtur në Prishtinë

Projekti SMIDGE organizoi një panel diskutimi mbi dezinformimin si pjesë e paketës së punës së gjashtë për krijimin e kundër-narrativave të projektit SMIDGE, nën udhëheqjen e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS). Paneli u zhvillua në kuadër të edicionit të dytë të Samitit për Paqen dhe Demokracinë në Kosovë (KPDS) organizuar në bashkëpunim nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Iniciativa e re Shoqërore (NSI), dhe Sbunker.  

Paneli V – E vërteta kundër Desinformimit: Luftimi i Ndikimit keqdashës të huaj në Ballkanin Perëndimor  

Luftimi i ndikimit keqdashës së huaj në Ballkanin Perëndimor është një sfidë e shumëfaqëshme që përfshin aspekte të ndryshme të informacionit, sigurisë, diplomacisë dhe rezistencës shoqërore. Për shkak të rëndësisë gjeopolitike dhe kompleksiteteve historike, rajoni i Ballkanit është bërë objektiv i formave të ndryshme të ndërhyrjes së jashtme, duke përfshirë fushata të dezinformimit, manipulimit politik, dhe përpjekje për të minuar stabilitetin dhe proceset demokratike. Çështjet të cilat do të përqëndrohemi në këtë diskutim përfshijnë treguesit kryesor të ndikimit keqdashës të huaj në Ballkanin Perëndimor; rolin që organizatat e verifikimit të fakteve dhe programet e edukimit mediatik luajnë në luftimin e dezinformimit dhe fushatave të propagandës që vijnë nga aktorë të huaj; dhe masat dhe strategjitë e sigurisë kibernetike që rajoni duhet të adoptojë për të mbrojtur infrastrukturën kritike dhe sistemet nga ndërhyrjet e huaja, përfshirë sulmet kibernetike.  

Disa nga pyetjet që ky panel i shqyrtoi përfshijnë:  

1. Si shfaqet ndikimi keqdashës i huaj në Ballkanin Perëndimor në praktikë dhe si mund të identifikojmë efektivisht praktika të tilla?  

2. Si mund të kontribuojnë organizatat e verifikimit të fakteve dhe edukimi mediatik në luftën kundër dezinformimit dhe fushatave të propagandës?  

3. Në lidhje me sigurinë kibernetike, cilat masa të veçanta duhet të prioritizojnë qeveritë e Ballkanit Perëndimor për të mbrojtur infrastrukturën kritike dhe sistemet nga ndërhyrjet e huaja, përfshirë sulmet kibernetike?  

4. Çfarë iniciativa bashkëpunimi mund ose duhet të ndiqen për të adresuar dhe parandaluar ndikimin keqdashës të huaj në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në lidhje me BE-në?  

Anëtarët e panelit:  

• Ana Marija Ivković, Kryeredaktore, Alternativna  

• Bardhyl Jashari, Drejtor Ekzekutiv, Fondacioni Metamorphosis

• Darko Brkan, President, Zašto Ne (Online)  

• Jeton Mehmeti, Kryetar, Komisioni i Pavarur i Mediave të Kosovës  

• Moderator: Fitim Gashi, Menaxher i Projekteve, Sbunker