25/09/2023
Një ekip ndërkombëtar i akademikëve, nën drejtimin e Open University (OP) duke përfshirë QKSS-në ka fituar fonde kërkimore në vlerë prej €3.16m, për të ndihmuar njerëzit të menaxhojnë zhvillimin e pikëpamjeve ekstremiste brenda dhe jashtë vendit në prag të ngjarjeve politike të mëdha.
Psikologët/et në OP dhe hulumtuesit/et në QKSS po punojnë në zhvillimin e mjeteve për projektin që është financuar nga Programi Horizon i Bashkimit Europian dhe përfshin 17 partnerë nga Evropa dhe përtej kufijve të saj.
Këto mjete do të përdoren para ngjarjeve të cilat kanë tendencë të polarizohen, përfshirë zgjedhje ose referendumet, si në rastin e Brexit në Mbretërinë e Bashkuar.
Projekti njihet si OppAttune dhe përfshin zhvillimin e një mjeti të projektuar veçantë për audiencat kyçe për të mundësuar një debat më produktiv dhe demokratik.
Megjithatë, ky mjet synon të shkojë përtej debateve në tryezën e darkës. Mjeti inovativ është në zhvillim nga akademikët që shpresojnë se do të kufizojë zhvillimin e narrativave ekstreme duke u treguar njerëzve se pikëpamjet e tyre mund të konsiderohen ekstreme nga të tjerët.
Ata planifikojnë të kenë në dispozicion “I-Attune”, një set mjetesh vetë-testuese falas, në platformën OpenLearn të OU-së në vitin 2025, për të ndihmuar qytetarët në nivel global të angazhohen politikisht me njëri-tjetrin pa iu drejtuar ekstremizmit. Në fillim, do të jetë në dispozicion për tre vite, por pastaj mund të zgjatet më tej.
Kesi Mahendran, Profesore e Psikologjisë Sociale dhe Politike në OP, është koordinatore shkencore e projektit OppAttune. Koordinator administrativ është Universitetit i Panteionit në Greqi.
Projekti do të lejojë qytetarët të vlerësojnë tre aspekte kyçe: ndjeshmërinë e tyre ndaj ekstremizmit; aftësitë e tyre për të ndjekur pozicione të tjera dhe aftësinë e tyre për të mbajtur dialog në situata shumë të polarizuara.
Kesi tha: “Pavarësisht nëse jemi rreth tryezës së darkes apo në nivelet më të larta të pushtetit duke diskutuar politikë, dialogu demokratik është jetik, por ka kapacitet të madh që qytetarët e zakonshëm të evitojnë politikën ose të bëhen të opinionuar, të një-anshëm dhe të thelluar në pikëpamjet e tyre.”
Adelina Hasani hulumtuese në QKSS tha: “Së pari, duhet të jemi të vetëdijshëm për tendencat që na çojnë drejt ekstremizmit dhe më pas të krijojmë hapësira demokratike për diskutim që nuk përmbajnë ekstremizëm.”
Kesi vazhdoi: “Pa aftësitë për të udhëhequr situatat politike, politikanët dhe njerëzit në media mund të mobilizojnë lehtë të tjerët. Shpresa është që OppAttune do t’ju japë njerëzve mjetet për t’i mbajtur bisedat e tyre politike të lira nga ekstremizmi që grupet kundërshtare t’i shohin si kërcënuese dhe t’i largojnë.”
Gjashtë audienca të synuara janë identifikuar dhe ato përfshijnë:
· Publikun përmes angazhimit në linjë me I-Attune.
· Të rinjtë: përfshirë fëmijet dhe persona të moshës 18-24 vjet në vendet e Europës, veçanërisht Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Bosnje dhe Hercegovinën.
· Influencerët pro-demokratik në media sociale që kanë më shumë se 10,000 ndjekës dhe janë të përfshirë drejtpërdrejt në çëshjtet demokratike në të gjithë Europën.
· Profesionistët dhe politikë-bërësit në të gjithë Europën që janë të angazhuar në debatin demokratik; parandalimi dhe luftimi e ekstremizmit të dhunshëm; dhe lirinë e shprehjes.
· Aktorët politikë në nivel lokal dhe kombëtar; organizatat politike pro-demokraci në tetë vendet e zbatimit të projektit në të dy anët e kufirit të Bashkimit Europian – Bosnia dhe Hercegovinë, Kosovë, Serbi dhe Irak (të gjitha zona pas-konfliktit) si dhe Portugalia, Qipro,
Mbretëria e Bashkuar dhe Malta (të gjitha konsiderohen të kenë raste polarizuese në kufijtë e tyre që mund të ushqehen nga ngjarjet politike).
· Komuniteti i hulumtuesëve shkencorë.
Për më shumë informacion, kontaktoni Philippa Green në Open University, [email protected]
Rreth Open University
Open University (OU) është institucioni më i madh akademik në Mbretërinë e Bashkuar dhe një lider botëror në mësimin në distancë. Që nga themelimi i tij në vitin 1969, OU ka ligjeruar më shumë se 2.3 milionë studentë në të gjithë botën dhe aktualisht ka mbi 208,000 studentë.
71% e studentëve të regjistruar direkt janë në punë të plotë ose me kohë të pjesshme, dhe 76 kompani FTSE 100 kanë sponsorizuar stafin për të marrë kurset e OU.
Në vlerësimin më të fundit të universiteteve për kërkimin (Research Excellence Framework, 2021), mbi tre të katërtat (76%) e kërkimit të OU u vlerësuan me 4 ose 3 yje - vlerësime më të larta. Angazhimi i OU në kërkim dhe ndikimin shoqëror njihet gjithashtu, me 82% të ndikimit të kërkimeve të vlerësuara si udhëheqëse botërisht ose ndërkombëtarisht të shkëlqyera. Për informacione të mëtejshme, ju lutemi vizitoni The Open University
Rreth OppAttune
Projekti OppAttune bashkon një ekip të përkushtuar multidisiplinorë, duke përdorur shkencën psikologjike, historinë, studimet e komunikimit, antropologjinë dhe shkencën shoqërore, si dhe kontributin e analistëve të mëparshëm të qeverisë, për të studiuar ekstremizmin dhe mënyrën ndërthuren politika dhe opinioni publik.
Ai eksploron metoda të reja për të kuptuar vendimmarrjen publike përtej përcaktimit të qëndrimeve shoqërore dhe sondazheve të opinionit publik dhe premton të ketë një impakt shkencor të fuqishëm.
Në mënyrë kritike, projekti ofron mënyra për të inkorporuar dhe shkëmbyer njohuritë e fituara nga akademikët dhe do të gjejë mjete dhe mekanizma për nismat e ardhshme të angazhimit publik për OJQ-të që punojnë në këtë fushë. Projekti synon të vendosë një standard dhe të fillojë diskutimet në lidhje me ekstremizmin e përditshëm.
· Partnerët përfshinjë: The Open University (OU) UK (Kordinator Shkencorë); Panteion University (Panteion) Greqi – (Kordinatori Administrativ); Glasgow Caledonian University (GCU) në Mbretërinë e Bashkuar; American University në Paris (AUP) Francë; Malmö University (MAU) në Suedi; Cultures Interactive (CI) në Gjermani; Oesterreichische Akademie Der Ëissenschaften (OEAË) në Austria; Universita Ta Malta (UoM) në Maltë; Özyeğin University (OzU) në Turqi; Istanbul Bilgi Universitesi (Bilgi) në Turqi; University of Cyprus (UCY) në Qipro; Institut Jozef Stefan (JSI) në Slloveni; Universidade De Coimbra (UDC) në Portugali; International Security Affairs Centre (ISAC) në Serbi; Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) në Kosovë; Hammurabi Human Rights Organization (HHRO) në Irak dhe PRONI Center (PRONI) në Bosnje dhe Hercegovinë.