28/09/2023
28 shtator 2023
Në zyrën e QKSS në Prishtinë, projekti FIERC shpalli gjashtë projektet fituese si pjesë e “Skemës së Mbështetjes së Zhvillimit dhe Bashkëpunimit të Rinisë (YDCSS)”. Këto projekte theksojnë pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin e të rinjve dhe do të realizohen në pesë komuna të Kosovës: Shtërpcë, Graçanicë, Lipjan, Mitrovicë dhe Kamenicë.
Projektet e përzgjedhura përfshijnë:
Këto projekte do të fillojnë me 1 tetor, dhe do të zgjasin dy muaj. Projektet ofrojnë aktivitete të ndryshme, përfshirë: trajnime teknike si prerja me lazer, printimi 3D, sesionet e TI-së, zhvillimi i aftësive të buta dhe aktivitete të përqendruara te komuniteti, si mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe aksionet në rrugë. Secili prej këtyre projekteve ka marrë një grant prej 1,500 euro.
Përzgjedhja e gjashtë projekteve fituese u bazua në një proces të hapur dhe konkurrues të menaxhuar bashkërisht nga QKSS dhe NSI. Thirrja e hapur u shpërnda në platforma të ndryshme të mediave sociale gjatë gushtit dhe shtatorit, duke ftuar të rinjtë nga gjashtë komunat të aplikojnë me idetë e tyre të projektit. Për të siguruar një proces më gjithëpërfshirës, afati i aplikimit u zgjat dy herë. Projektet iu nënshtruan një vlerësimi rigoroz sipas kritereve të thirrjes nga QKSS dhe NSI, duke rezultuar në përzgjedhjen e këtyre gjashtë projekteve fituese.
Projekti FIERC zbatohet nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), në partneritet me Iniciativën e Re Sociale (NSI), me përkrahjen financiare të Fondit të Paktit të Stabilitetit të Ministrisë së Jashtme Federale Gjermane.