28/10/2015
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka kontribuar në një panel diskutimi mbi Sigurinë Ndërkombëtare – Nxitja e Inovacionit përmes Bashkëpunimit, ky panel diskutimi u mbajt në kuadër të konferencës me titull "Rrjetëzimi i Rrjeteve", organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.
Hulumtuesja e QKSS-së, Donika Emini ishte pjesë e panelit së bashku me përfaqësues nga Policia e Kosovës, Autoriteti i Policisë Suedeze, dhe përfaqësues të tjerë nga iniciativat rajonale.
Pjesëmarrësit e panelit ishin:
• Hans Jarvestam, Programi i Asistencës për Çështje Ndërkombëtare / Autoriteti i Policisë Suedeze
• Selma Mehovic, Iniciativa për Migracion Azil dhe Refugjatë (MARRI)
• Dejan Jankoviq, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës
Hulumtuesja e QKSS-së, Donka Emini fokusoi prezantimin e saj në rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në sektorin e sigurisë në kontekstin e Ballkanit Perëndimor. Prezantimi i saj trajtoi çështje të tilla si rëndësia e zhvendosjes së bashkëpunimit në një normë të domosdoshme që buron nga vetë rajoni. Gjithashtu, ajo foli për sfidat që Kosova vazhdon të përballet në bashkimin me nismat rajonale të sigurisë duke vënë në dukje se bashkëpunimi rajonal nuk është I kompletuar pa përfshirjen e Kosovës në kuadrin e përgjithshëm të sigurisë rajonale dhe organizatave ndërkombëtare të sigurisë.