29/10/2015
Drejtori Ekzekutiv i QKSS, Florian Qehaja sot ka nënshkruar kontratën tre vjeçare për Grantin Institucional me Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), grant ky i mbështetur nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) përmes projektit për Promovim të Shoqërisë Demokratike (DSP).
Qëllimi kryesori i këtij programi është ngritja e integritetit në sektorin e sigurisë duke promovuar parimet bazë të qeverisjes së mirë. Aktivitetet në kuadër të këtij program përfshijnë monitormin e punës së Policisë së Kosovës (PK) dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe ka për synim ngritjen e integritetit profesional dhe llogaridhënies në sektorin e sigurisë ne kontekst të proceseve integruese.