SHKOLLA VERORE PËR POLITIKA TË SIGURISË

16/05/2014

SHKOLLA VERORE PËR POLITIKA TË SIGURISË

Për periudhë pesë ditësh, Shkolla Verore për Politika të Sigurisë mblodhi një numër profesionistë të rinj, gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe studentë të diplomuar nga Serbia, Kosova dhe Shqipëria në mënyrë që të vendosen kontakte dhe bashkëpunim mes anëtarëve të ardhshëm të komuniteteve të politikave të sigurisë, të ngritën kapacitetet civile, si dhe të eliminohet mungesa e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe demokracisë të rezultuara nga konfliktet e ngrira.

Shkolla Verore mbi Politika të Sigurisë është pjesë e një projektit të përbashkët tre-vjeçar Forumi Rajonal për Siguri: Beograd-Prishtinë-Tiranë, i cili është i  financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë. Me këtë projekt, ne duam të thellojmë bashkëpunimin dypalësh dhe trepalësh në çështjet e sigurisë duke krijuar kontakte të ndryshme në mes të komuniteteve të politikave të sigurisë (Beograd-Prishtinë-Tiranë) dhe rritjen e transparencës në qeverisje të sigurisë. Më shumë informata në lidhje me projektin rajonal Forumi Rajonal për Siguri Sigurisë: Beograd-Prishtinë-Tiranë mund ti gjeni këtu.

Shkolla Verore mblodhi së bashku nga gjashtë pjesëmarrës me profesione dhe eksperienca të ndryshme nga secili shtet, të cilët u angazhuan dhe kontribuuan në diskutime, punë grupe, skenarë dhe prezantime nga ekspertë nga rajoni në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit.

Dita e parë e Shkollës Verore për Politika të Sigurisë iu përkushtua njohjes me njëri tjetrin si dhe ligjëratës mbi konceptin e sigurisë Nacionale të udhëhequr nga Drejtoresha Ekzekutive e BCSP, Sonja Stojanovic. Pjesëmarrësit u ndanë në grupe të vogla duke analizuar dhe krahasuar strategjitë Nacionale të sigurisë të Serbisë, Kosovës, dhe Shqipërisë.

Dita e dytë nisi me ligjëratën e Drejtorit Ekzekutiv të QKSS-së, Florian Qehaja, mbi konceptin e reformës së sektorit të sigurisë (RSS), duke angazhuar pjesëmarrësit në grupe të vogla për të diskutuar dhe identifikuar aktorët kryesor të RSS. Pasditja e ditës së dytë u rezervua dhe mirëpriti tre mysafir nga Gjermania, Abit Hoxha, Marc Jungblut, dhe Katsiaryana Stalpouskaya, të gjithë kandidatë për Doktoraturë në Universitetin Ludwig Maximilian (Munih), të cilët diskutuan mbi diskursin e medias në periudhën gjatë konfliktit.

Gjatë kësaj shkolle, pjesëmarrësit patën mundësinë që nga afër të njihen edhe me punën e Komunës së Ulqinit, dhe stacionit policor të Ulqinit. Në mëngjesin e ditës së tretë, i gjithë grupi pjesëmarrës vizitoi zyrën e Kryetarit të Ulqinit, i cili diskutoi për çështjet e sigurisë në qytet, turizmin dhe për zhvillimin ekonomik të Ulqinit. Takimi me Komandantin e Policisë, Sead Djozović, ishte kryesisht i fokusuar në funksionalitetin e Policisë në një qytet multi-etnik siç është Ulqini.

Një interesim i madh dhe angazhim nga pjesëmarrësit u tregua në ushtrimin për skenarë të udhëhequr nga hulumtuesi i lartë i QKSS-së, Shpend Kursani. Pjesëmarrësit u angazhuan në zhvillimin e skenarëve të mundshëm për marrëdhëniet e ardhshme shqiptaro-serbe, si dhe rrugën e zhvillimit të këtij trekëndëshi, ndërmjet Beogradit-Prishtinës-Tiranës.

Gjatë Shkollës Verore, pjesëmarrësit patën mundësi që të dëgjojnë dhe diskutojnë edhe dy prezantimet e hulumtuesve nga BSCP, QKSS, dhe IDM, si pjesë e punimeve të Forumit Hulumtues për Siguri. Hulumtuesi i lartë nga IDM, Foto Duro, prezantoi Perspektiven mbi Procesin e Shqipërisë për Anëtarësim në NATO. Ndërsa hulumtuesit e BSCP dhe QKSS, Bojan Elek dhe Fjolla Raifi, prezantuan publikimin e fundit të përbashkët “Integrimi i Policisë në Kosovën Veriore: Progresi i Arritur dhe Sfidat e Mbetura në Implementimin e Marrëveshjes së Brukselit”.

Dita e katërt e Shkollës Verore për Politika të Sigurisë u karakterizua me të ftuarit për diskutim mbi bashkëpunimin rajonal në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit. Panelistët e ftuar ishin Predrag Vujicic nga RCC, Dzenita Brcvak nga CEDEM, si dhe Sonja Stojanovic nga BCSP dhe Florian Qehaja nga QKSS. Të ftuarit prezantuan përparësitë dhe vlerat e pjesëmarrjes në organizata rajonale për siguri.

Shkolla Verore për Politika të Sigurisë përfundoi me diskutimin mbi normalizimin e raporteve dhe marrëdhënieve në rajon. Pjesmarrësit u angazhuan në grupe të vogla duke diskutuar dhe propozuar perspektiva afatgjate në përmasimin e marrëdhënieve kryesisht në sektorin e sigurisë dhe sundimit e ligjit.

Në fund të shkollës verore, pjesëmarrësit u përshëndetën nga Atasheu Mbrojtës nga Ambasada Norvegjeze në Beograd, Esben Ass, dhe u certifikuan me Certifikatë të Pjesëmarrjes.