11/05/2014
Hulumtuesja e QKSS, Donika Emini mbajti një prezantim me temën “Kosova në mes të komb-formimit etnik dhe qytetarë (civil)", në konferencën e organizuar nga Universiteti i Rjekës – Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Humane. Kjo konferencë ka shënuar eventin e fundit të një projekti hulumtues në Kroaci, Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni dhe Serbi. Projekti është i financuar nga Këshilli Norvegjez për Hulumtim.
Në konferencë ka pasur shumë teoricient të rëndësishëm të cilët kanë mbajtur ligjërata në lidhje me çështjet e ndryshme lidhur me komb-ndërtimin. Në këtë konferencë dy-ditore janë mbajtur shumë ligjërata të rëndësishme në lidhje me strategjitë për komb-ndërtimin në Ballkanin. U diskutua rreth sportit, monumenteve, identiteteve etnike, tranzicionit në Ballkan, ushqimin, luftën, gjuhët, integrimin në NATO, dhe tema të tjera relevante.
Duke sqaruar konceptin e komb-formimit si koncept që është përdorur në rastin e Kosovës, Donika ka potencuar konceptin “Kosovar” që ka filluar të përdoret edhe në nivelin ndërkombëtarë duke ju referuar popullit të Kosovës pa dashur ti referohen ndonjë etnie të veçantë.
Historikisht, Kosovarët kanë kaluar nëpër etapa të ndryshme që kanë ndikuar drejtpërdrejtë identitetin e tyre, që nga sundimi Osman deri tek ai Jugosllav. Pas konfliktit të 1999, Kosova hyri në një etapë të re të shtetndërtimit dhe njëkohësisht komb-formimit. Gjetja e identitetit të ri brenda një shteti multi-etnik të ndikuar thellë nga aktorë ndërkombëtarë dhe vendor edhe pse u cilësua si proces i suksesshëm nga Bashkësia Ndërkombëtare nuk kaloi pa kriza dhe sfida.