SERBIA – KOSOVA: CILI ËSHTË ROLI I SHOQËRISË CIVILE NË NORMALIZIMIN E MARRËDHËNIEVE?

1/04/2015

SERBIA – KOSOVA: CILI ËSHTË ROLI I SHOQËRISË CIVILE NË NORMALIZIMIN E MARRËDHËNIEVE?

Në kuadër të programit Shkëmbimi i Punës Profesionale për Zgjerim të Dialogut Politik, Trusti Balkanik për Demokraci (BTD) të Hënën me 30 Mars 2015, ka organizuar një konferencë një ditore më temën "Mundësitë dhe Sfidat për Bashkëpunim në Politikat Rajonale", në Beograd.

Temat kryesore që u diskutuan në konferencë ishin: Perspektiva Ndërkombëtare në Bashkëpunimin e Shoqërisë Civile të Kosovës e Serbisë; Zgjerimi Politik nepërmjet Bashkëpunimit të Shoqërisë Civile; Mundësitë dhe Sfidat për Bashkëpunim në Politikat Rajonale dhe Rruga drejt të Ardhmes.

Hulumtuesit e QKSS, Sofije Kryeziu dhe Plator Avdiu ishin pjesë e këtij programi këtë vit dhe vitin e kaluar, në Tryezën e Rrumbullakët për Tematika ata prezentuan rezultatet e shkëmbimit të tyre dhe diskutuan rrugët për bashkëpunim në të ardhmen me organizatën nikoqire në Beograd. Gjatë shkëmbimit, Sofija ka punuar në temën që ka të bëjë me progresin dhe sfidat e mbetura te Përfaqësimit Shqiptar në Ministrinë e Mbrendshme të Serbisë, ndërsa tema e Plator Avdiu ka qenë e fokusuar në Migrimin e qytetarëve të Kosovës drejt Shteteve Antare të Bashkimit Europian.

Në anën tjeter, Drejtori Ekzekutiv i QKSS, Florian Qehaja mbajti një prezentim për Mundësitë dhe Sfidat për Bashkëpunim në Politikat Rajonale. Pikat kryesore që Floriani theksoj në këtë event ishin mungesa e bashkëpunimit në mes Organizates të Shoqërisë Civile në Rajon. Përderisa QKSS nga Prishtina dhe BCSP nga Beogradi janë një ndër shembujt më të mirë për një bashkëpunim të mirë në mes të dy think-tankeve të dy shteteve, Floriani konsideron se bashkëpunimi reciprok është i rëndësishëm dhe drejton qasjen te drejtuesit në vendet e tjera. Floriani theksoi nevojën për përpjekjet e përbashkëta sa i përket ngritjes së kapaciteteve dhe mbrotjes në mënyrë që të krijojë një bashkëpunim produktiv. Ai, po ashtu theksoi se përveç OJQ-ve, bashkëpunimi rajonal veçanërisht në fushën e sigurisë duhet të drejtohet nga institucionet e Kosovës dhe të Serbisë, e në veçanti kur bëhet fjalë për Policinë e Kosovës dhe atë të Serbisë pasi që EULEX-i do të tërhiqet vitin e ardhshëm.