28/03/2015
Ekipi i QKSS i përbërë nga Donika Emini dhe Shpend Kursani kanë marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Klubi Rotarian i Kosovës. Kjo konferencë të sjellë diskutime rreth shoqërive gjithpërfshirëse dhe tolerante, problemet ndëretnike dhe fetare në Kosovë, të drejtat e njeriut dhe ekstremizmi në Kosovë. Kjo konferencë mblodhi organizatat e shoqërisë civile në Kosove sic janë: QKSS, CRDP, NDI dhe fondacionin nga Britania e Madhe ACF – Active Change Foundation London. Kjo konferencë është organizuar me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe paraqet eventin e parë në kuadër të shtatë aktiviteteve të planifikuara të organizohen në të gjithë Kosovën. Konferenca kishte gjithsej 100 pjesmarrës nga rajoni e Prizrenit kryesisht studentë, nxënës të shkollave të mesme, mësues, drejtor të shkollave, prindër dhe anëtarë të tjerë të komunitetit.
Hulumtuesja e QKSS, Donika Emini ka prezentuar të dhënat e Barometrit Kosovar të Sigurisë duke u fokusuar në përceptimet e qytetarëve për rreziqet që e kanosin Kosovën, si dhe perceptimet e tyre për institucionet publike, të gjitha këto duke u fokusuar në perceptimet e respodentëve nga vendet urbane dhe rurale të Kosovës. Përderisa, Shpend Kursani u fokusua në tolërancën ndër etnike dhe fetare si dhe ka facilituar mbajtjen e sesioneve të pasditës me punëtoritë që janë mbajtur me grupe me të vogla të pjesëmarrësve.