PRAKTIKAT MË TË MIRA TË SISTEMIT TË VERIFIKIMIT

2/04/2015

PRAKTIKAT MË TË MIRA TË SISTEMIT TË VERIFIKIMIT

Qendra e Gjenevës për Kontroll Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF) në bashkëpunim me QKSS, organizuan një tryezë të rrumbullakët me temën ”Verifikimi i Sigurisë dhe Klasifikimi i Informacioneve”. Në këtë tryezë morën pjesë Anëtarë të Parlamentit( Komitetet relevante), përfaqësues nga AKI, FSK dhe Këshilli i Sigurimit. Kjo tryezë e rrumbullakët ofroj njohuri mbi qasjen e vendit për Verfikimin e Sigurisë duke u bazuar në eksperiencat nga vendet e BE-së dhe NATO-së. Pjesëmarrësit diskutuan mbi implikimet për llogaridhënie dhe rolin e komiteteve të parlamentit.

Fokus të veçantë pati gjendja e tanishme e Verifikimit të Sigurisë në Kosovë. Dokumenti i Politikave i QKSS “ Verifikimi i Sigurisë” shërbej si bazë për diskutim, me këtë rast Drejtori i QKSS, Florian Qehaja u fokusua në pikat kryesore të raportit.

Tryeza u mbajt nën rregullat e Chatham House.