SEKTORI PRIVAT I SIGURISË NË EVROPËN JUGLINDORE

30/09/2015

SEKTORI PRIVAT I SIGURISË NË EVROPËN JUGLINDORE

Hulumtuesi i lartë i QKSS, Mentor Vrajolli dhe hulumtuesja, Donika Emini morrën pjesë në punëtorinë e katërt në kuadër të projektit të titulluar: "Sektori Privat i Sigurisë në Evropën Juglindore", financuar nga Fondacioni Zviceran Kombëtar i Shkencës (SNSF), ky projekt udhëhiqet nga Qendra e Gjenevës për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF). Ky projekt bashkon hulumtuesit nga DCAF dhe katër organizatat partnere në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Lindore për të zhvilluar rezultatet e hulumtimit mbi kompanitë private të sigurimit (KPS) në Shqipëri, Bullgari, Kosovë dhe Serbi. Organizatat tjera të përfshira në projekt janë Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë (BCSP), Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Qendrën për Studimin e Demokracisë (CSD).

Partnerët e projektit u mblodhën në Beograd për të diskutuar zhvillimin e projektit, sfidat e përbashkëta në procedimi dhe planifikimin e produktit të dytë. Përveç kësaj, ekipi ka diskutuar strukturën e produktit e tretë në kuadër të këtij projekti. Grupi ka identifikuar incidentet e mundshme që mund të eksplorohen më tej në studimet e rasteve në sektorin privat të sigurisë, dhe vendosi për të zgjeruar më tej këto raste të cilat reflektojnë sfidat dhe rrezikun e sektorit privat të sigurisë në të katër shtetet.

Një pjesë integrale e kësaj punëtorie ishte diskutimet mbi strategjinë e komunikimit për këtë projekt. Pjesëmarrësit janë të pajisur me ide konkrete mbi shtrirjen më të suksesshme në nivel nacional. Ky sesion u pasua nga diskutime dhe grupet e punës për të identifikuar grupet e synuara për prezentimin e gjetjeve dhe avokimin. Ky sesion është ndjekur nga diskutime dhe grupe të punës me qëllim që ti identifikojnë grupet e targetuara.

Ekipi hulumtues ka vazhduar të marrë pjesë në Forumin e Sigurisë në Beograd; për më tepër publikimi i parë i këtij projekti u prezantua në Forumin e Sigurisë në Beograd - panelin për privatizimin e sektorit të sigurisë në shoqëritë transformuese.