KONTRIBUTI I QKSS NË FORUMIN E BEOGRADIT PËR SIGURI

2/10/2015

KONTRIBUTI I QKSS NË FORUMIN E BEOGRADIT PËR SIGURI

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka kontribuar në dy diskutime,panele, në Forumin e Beogradit për Siguri 2015 (BSF),i organizuar në Beograd nga 30 Shtatori deri më 2 Tetor 2015.

Paneli i parë në: “Understanding the Hydra of Radicalization” zuri pjesë gjatë ditës se parë se Forumit. Drejtori i QKSS-së Florian Qehaja ishte pjesë e panelit së bashku me ekspertë të sigurisë që janë duke punuar rreth radikalizmit: Alastair Crooke,Themelues dhe Drejtor(Conflicts Forum), Andrej Rupnik, Këshilltarë i lartë (Geneva Centre for the Democratic Control and Armed Forces - DCAF) dhe Franz-Stephan Gady, Analist (East-West Institute)

Florian Qehaja gjatë diskutimit theksoj se  parandalimi i këtij problemi fshihet në  arsimimin apo edukimin e të  rinjve dhe studentëve në vendet më pak të  zhvilluara. Kjo mund të  ndalojë  këtë grup të targetuar nga mendimet e gabuara që mund t'i dërgoj deri tek lëvizjet radikale në  adoleshencën e tyre të  hershme. Është mënyrë e lehtë por ekstremisht efektive. Për më tepër, Qehaja la vëmendje faktit që është e një rëndësie të madhe që të luftohet ekstremizmi i dhunshëm para se të bëhet terrorizëm, duke theksuar rëndësinë e kundër përgjigjes në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, si rasti i Kosovës.

Në fund të këtij sesioni, panelistët u dakorduan se zgjidhja e problemit të radikalizmit jo vetëm që e gjithë bota është konfrontuar në të por duket të jetë problem edhe më i madh. Sidoqoftë, në përpjekjen për ta luftuar,një masë e shoqërisë duhet të punojnë së bashku, duke përfshirë të gjithë sektorët e shqetësuar, dhe jo duke pritur policinë dhe Agjencitë e Inteligjencës të parashohin dhe të ndalin problemet të vetëm.

Paneli i dytë në: ''The Privatization of the Security Sector in transforming Societies'' u mbajt në ditën e dytë të Forumit të Beogradit për Siguri. Geneva Centre for the Democratic Control dhe Armed Forces (DCAF) me 4 partnerët e tyre regjional duke përfshirë Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë investiguan situatën e sigurisë private në rajon. Produkti i parë i këtij bashkëpunimi ishte ''A Force for Good'', elaborim në sektorin e sigurisë private në Kosovë,Shqipëri,Bullgari e Serbi.

Sesioni i quajtur ''Privatization of Security in Transforming Societies” - Sfidat kryesore të Qeverisjes Demokratike të fokusuara në mekanizmin e Kompanive të Sigurisë Private dhe shtetërorët duke punuar bashkë për të siguruar që të servojnë siguri me kualitet. Disa nga pyetjet që janë shtruar ishin Nëse shtetet dinë si të sigurojnë siguri private; kush janë aktorët e sigurisë private; dhe cilat janë konceptet pozitive të bashkëpunimit mes policisë dhe aktorëve privatë të sigurisë.

Rositsa Dzhekova‚ Kordinatore, Programi i Sigurisë, Qendra për Studime të Demokracise shprehi se janë disa udhëzime dhe kode që do të mund të ndihmojnë vendet në këtë regjion të adoptojnë sigurinë private. Ajo krahasoi situatat në këtë sektor duke e parë edhe si problem te tyre poashtu, dhe dha depërtim të thellë për situatën e tanishme.