27/09/2015
Hulumtuesja e QKSS, Donika Emini ka marrë pjesë në punëtorinë e organizuar në kuadër të projektit me titull: "Zhvillim Demokratik Civil (Civil De-De) - Programi i Trajnimit për ngritjen e kapaciteteve të OJQ-ve që punojnë në korrupsionin, krimin e organizuar dhe migrimit ilegal". Ky program është një trajnim një-vjeçar që targeton veçanërisht OJQ-të që punojnë në çështjet që kanë të bëjnë me korrupsionin, krimin e organizuar dhe migrimin e paligjshëm. Ky program po zbatohet nga Instituti ZIP në Maqedoni, GLPS në Kosovë dhe është duke u mbështetur nga Fondi Ndërkombëtar i Vishegradit, dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Koresë.
Vizita studimore u mbajt në Budapest, Hungari dhe përfshiu institucione të tilla si Ministria e Punëve të Jashtme e Hungarisë, UNHCR, takime me përfaqësues të OJQ-ve të ndryshme, mbikëqyrëse dhe anëtarë të partive politike në Hungari.
Kjo ngjarje shënoi aktivitetin e fundit në kuadër të këtij projekti.