13/04/2016
Hulumtuesja e QKSS=së Donika Emini mori pjesë në punëtorinë e pestë në kuadër të projektit të titulluar: "Sektori Privat i Sigurisë në Evropën Juglindore", financuar nga Fondacioni Zviceran Kombëtar i Shkencës (SNSF), ky projekt udhëhiqet nga Qendra e Gjenevës për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF). Ky projekt bashkon hulumtuesit nga DCAF dhe katër organizatat partnere në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Lindore për të zhvilluar rezultatet e hulumtimit mbi kompanitë private të sigurimit (KPS) në Shqipëri, Bullgari, Kosovë dhe Serbi. Organizatat tjera të përfshira në projekt janë Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë (BCSP), Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Qendrën për Studimin e Demokracisë (CSD).
Partnerët e projektit u mblodhën në Sofje në një punëtori dy-ditore për të diskutuar zhvillimin e projektit, sfidat e përbashkëta në publikimin e produktit të dytë, libri që të do të përbajë raste studimore që implikojnë Kompanitë Private të Sigurimit.
Përveç kësaj, ekipi ka diskutuar strukturën e produktit e tretë në kuadër të këtij projekti. Grupi ka identifikuar problemet më të shpeshta dhe shqetësuese që mund të eksplorohen më tej në në sektorin privat të sigurisë në këto vende. Produkti i tretë do të jetë edhe i fundit për këtë projekt tre vjeçar.
Takimi i rradhës do të jetë ne Beograd, ku parterët do të mbledhin ekspertë nga pesë vendet për të organizuar një tryezë të përbashkët diskutimi rreth privatizimit të sektorit të sigurisë në rajon.