PARANDALIMI I RADIKALIZMIT NË KOSOVË

6/04/2016

PARANDALIMI I RADIKALIZMIT NË KOSOVË

Drejtori ekzekutiv i QKSS-së, Dr Florian Qehaja ka mbajtur një prezantim rreth “Parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë”, në Shkollën për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Kolumbias, Nju Jork.

Qëllimi i tryezës ishte të ngritet debati rreth gjendjes në Kosovë dhe krijimi i portfolios së aktiviteteve të cilat mund të implementohen përmes partneritetit ndërmjet Kosovës dhe organizatave ndërkombëtare. Raporti i dalur nga ky takim do të iu dorëzohet Qeverisë së Kosovës, organizatave të shoqërisë civile dhe donatorëve.

Kjo tryezë mblodhi së bashku eksperte të cilët mirren me ekstremizmin e dhunshëm, akademikë dhe përfaqesues nga departamenti i shtetit dhe është bashkë-sponzorizuar nga Programi për ndërtim të paqes dhe drejtësi në Institutin për Studimin e të drejtave të njeriut në Universitetin e Kolumbias dhe Instituti Harriman.