RRITJA E BESUESHMËRISË DHE DIALOGUT NË MES TË KOMUNITETIT TË ZUBIN POTOKUT DHE INSTITUCIONEVE TË ZBATIMIT TË LIGJIT NË KOSOVË

29/10/2018

RRITJA E BESUESHMËRISË DHE DIALOGUT NË MES TË KOMUNITETIT TË ZUBIN POTOKUT DHE INSTITUCIONEVE TË ZBATIMIT TË LIGJIT NË KOSOVË

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), më 26 Tetor 2018 në bashkëpunim me Humani Center nga Mitrovica e Veriut organizuan tryezën e radhës me titull: “Rritja e besueshmërisë dhe dialogut në mes të komunitetit të Zubin Potokut dhe institucioneve të zbatimit të ligjit në Kosovë”

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte diskutimi rreth besimit dhe bashkëpunimit në mes të qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës nga perspektiva të ndryshme si dhe ngritja dhe adresimi i çështjeve të ndryshme që komunitetet përballen me fokus në komunën e Zubin Potokut.

Pjesë e panelit ishin:

Z.Mentor Vrajolli, QKSS

Z. Veroljub Petronic, HCM

Z. Sergian Vucinic KKSB -Zubin Potok

Z. Nikola Pajic, OSCE

Perfaqesues nga Stacioni Policor në Zubin Potok

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit  "Rritja e besueshmërisë dhe dialogu ndërmjet komuniteteve joshumicë dhe institucioneve të zbatimit të ligjit në Kosovë" i cili mbështetet nga Fondi Kanadez për Iniciativa Lokale (CFLI).