PUBLIKIMI I RAPORTIT ‘PËRCEPTIMET E QYTETARËVE RRETH POLICISË SË KOSOVËS: REZULTATET E ANKETËS SË REALIZUAR NË KOSOVË’

7/11/2018

PUBLIKIMI I RAPORTIT ‘PËRCEPTIMET E QYTETARËVE RRETH POLICISË SË KOSOVËS: REZULTATET E ANKETËS SË REALIZUAR NË KOSOVË’

Më 6 nëntor, QKSS-ja publikoi të gjeturat e raportit mbi "Përceptimet e Qytetarëve rreth Policisë së Kosovës: Rezultatet e Anketës së Realizuar në Kosovë". Sipas këtij hulumtimi, Policia e Kosovës mbetet ende si institucioni më i besueshëm. Rezultatet treguan se besimi në polici është rritur krahasuar me vitin 2017. Megjithatë, një situatë hutije u prezantua më tej sa i përket kënaqësisë së respondentëve me punën Policinë e Kosovës.

Këto gjetje u diskutuan me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, Inspektoratit Policor të Kosovës dhe Akademisë së Kosovës për Siguri publike. Edhe pse përfaqësuesit ishin të kënaqur me nivelin e lartë të besimit të qytetarëve, ata shprehën angazhimin e tyre për të luftuar aktivitete që mund të dëmtojnë përceptimet e qytetarëve si korrupsioni dhe ndikimi politik. Për më tepër, pjesëmarrësit theksuan se ata janë të vetëdijshëm se transparenca e këtyre institucioneve është një element kyç që dëmton besimin e qytetarëve. Duke pasur parasysh se rritja e transparencës së PK-së ka qenë një rekomandim kryesor i QKSS tash e disa vite, përfaqësuesit kanë shprehur se janë të gatshëm të punojnë për një transparencë më të madhe.

Rezultatet e hulumtimit u prezantuan nga Hulumtuesja e QKSS-së Donika Marku dhe diskutimi u moderua nga Hulumtuesja e QKSS-së Donika Emini. Fokus grupi u zhvillua në zyrat e QKSS në Prishtinë.

Ky raport është pjesë e iniciativës rajonale POINTPULSE dhe është mbështetur nga Bashkimi Evropian.