ANËTARËSIMI I QKSS NË ZYREN NDËRLIDHËSE EVROPIANE TË NDËRTIMIT TË PAQES (EPLO)

28/11/2011

ANËTARËSIMI I QKSS NË ZYREN NDËRLIDHËSE EVROPIANE TË NDËRTIMIT TË PAQES (EPLO)

Më 23 Nëntor 2011, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) është pranuar si një organizatë anëtare e barabartë në Zyrën Ndërlidhëse Evropiane të Ndërtimit të Paqes (EPLO) me unanimitet nga Asambleja e Përgjithshme EPLO-s në Bruksel. QKSS është e vetmja OJQ nga Kosova që pranohet në këtë platformë të OJQ-ve evropiane, rrjetet e OJQ-ve dhe analistëve aktive në fushën e ndërtimit të paqes që ndajnë një interes në nxitjen e politikave të qëndrueshme për ndërtimin e paqes në mes të vendim-marrësve në Bashkimin Evropian.

QKSS është e kënaqur që të ka këtë mundësi të jashtëzakonshme për të punuar së bashku me organizatat anëtare të besueshme në të gjithë Evropën. EPLO ka gjithsej 30 organizata anëtare nga 14 vende evropiane (10 shtete anëtare të BE plus Kosova, Norvegjia, Serbia dhe Zvicra).