RISHIKIMI STRATEGJIK I EULEX-IT NË KOSOVË: VLERËSIMI I PROGRESIT DREJT PËRFUNDIMIT TË MISIONIT

17/06/2015

RISHIKIMI STRATEGJIK I EULEX-IT NË KOSOVË: VLERËSIMI I PROGRESIT DREJT PËRFUNDIMIT TË MISIONIT

Ekipi i QKSS-së i përbërë nga Mentor Vrajolli (Sekretar/Hulumtues), Shpend Kursani (Hulumtues i Lartë i Jashtëm) dhe Skender Perteshi (Hulumtues) kanë marrë pjesë në takimin njëditor të Rrjetit për Dialog të Shoqërisë Civile (CSDN) i organizuar nga Zyra ndërlidhëse Paqe-ndërtuese Evropiane (EPLO) në Bruksel për të diskutuar rreth temës: "Rishikimi Strategjik i EULEX-it në Kosovë: Vlerësimi i progresit drejt përfundimit të Misionit".

Ky takim ka mbledhur së bashku anëtarë të Shërbimit të jashtëm të Veprimit të BE-së, Komisionit Evropian dhe aktivistit të shoqërisë civile dukë përfshirë një numër të anëtarëve të organizatës EPLO dhe 11 aktivist të shquar të shoqërisë civile nga Kosova të cilët janë të përfshirë në  monitorimin e EULEX-it, gjyqësorit dhe policisë në Kosovë.

Në të vërtet, si anëtarë i EPLO, QKSS ka ofruar mbështetje në identifikimin e pjesëmarrësve në këtë aktivitet. Gjithashtu, duke pasur parasysh ekspertizën e zhvilluar në sektorin e sigurisë dhe çështjet e drejtësisë në Kosovë, ekipi i QKSS-së ka kontribuar dukë ofruar të dhëna në lidhje më kontributin e EULEX-it dhe dështimet gjatë misionit 7 vjeçar.

Gjithashtu, edhe pjesëmarrësit e tjerë janë dukë dhënë kontributin e tyre në këtë teme. Ia vlen të theksohet se kjo është konferenca e parë e organizuar deri më tani  në lidhje me misionin e EULEX-it në Kosovë e që përfshin strukturë të diversifikuar të pjesëmarrësve, e që vjen disa muaj pas shpërthimit të skandaleve të mëdha të korrupsionit të dyshuar që përfshijnë prokurorët dhe gjyqtarët e EULEX-it.

Ky takim i është përmbajtur rregullave të “Chatham House” dhe qëllimi i tij është shkëmbimi i pikëpamjeve lidhur me:

-Deri në çfarë mase është bërë progres në Policinë e Kosovës, Doganat dhe Gjyqësorin që nga themelimi i EULEX-it?

-Ku është bërë më shumë përparim? Ku është bërë më pak progres?

-Cilët janë faktorët të cilët kanë kontribuar/limituar këtë progres?

-Cilat janë nevojat themelore në Policisë, Doganave dhe Gjyqësorit në Kosovë??

-Cilat janë format më të mira të ndihmës që mund t’iu jepen autoriteteve të Kosovës në adresimin e këtyre nevojave?

-Në qoftë se kjo vazhdon në 2016, në cilat fusha duhet dhënë prioritet EULEX-i?