SOFIJE KRYEZIU NË SHKOLLËN VERORE PËR PROFESIONISTËT E RINJ MBI SFIDAT E SIGURISË NË MJEDISIN GLOBAL

23/06/2015

SOFIJE KRYEZIU NË SHKOLLËN VERORE PËR PROFESIONISTËT E RINJ MBI SFIDAT E SIGURISË NË MJEDISIN GLOBAL

Hulumtuesja e QKSS, Sofije Kryeziu është duke marrë pjesë në shkollën e dhjetë verore për Profesionistët e Rinj mbi Sfidat e Sigurisë në Mjedisin Global. Kjo shkollë është organizuar nga Qendra për çështjet Evropiane dhe Veri-Atlantike (CENAA), nga 20 deri më 27 Qershor, 2015 në Sllovaki. CENAA është organizatë e pavarur jo-qeveritare(think-tank) me fokus në politikat e jashtme dhe siguri.

Qëllimi  i këtij projekti më të gjerë ndërkombëtare është që të asistoj në zhvillimin profesional të profesionisteve të rinj dhe ekspertëve të ardhshëm në fushat e marrëdhënieve ndërkombëtare, siguri dhe politikën e jashtme. Temat kryesore që do të trajtohen gjatë kësaj shkolle verore janë: Marrëdhëniet e Sigurisë Euro-Atlantike, Marrëdhëniet ShBA-Rusi, Siguria në Rajonin Arktik, Operacionet e ardhshme të NATO-s, ISIS-I dhe ndikimi  i tij në Afganistan, Bashkëpunimi V4, Korea Veriore dhe Jugore, Perspektiva e ardhshme e Ukrainës, Marrëdhëniet Gjeorgji – NATO, etj.

Deri më tani, numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve ka qenë më shumë se 250 nga 20 shtete. Pjesëmarrësit e suksesshëm do të marrin një certifikatë dhe do të bëhen anëtarë të NYP- Rrjeti i Profesionistëve të rinj.