HULUMTIM PARLAMENTAR LIDHUR ME PROJEKTLIGJIN PËR ARMË

16/06/2015

HULUMTIM PARLAMENTAR LIDHUR ME PROJEKTLIGJIN PËR ARMË

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka përgatitur një hulumtim parlamentar lidhur me Projektligjin për Armë me mbështetjen e USAID-it dhe Instituti Demokratik të Kosovës. Ky projektligj i sponsorizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme është në fazën e shqyrtimit nga Komisioni parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së.

Ndërkohë, QKSS-ja ka dhënë sugjerime, rekomandime dhe alternativa për disa pjesë të projektligjit që janë më të ndjeshme e ku ka nevojë të ketë kujdes më të madh sa i përket posedimit të armëve për përdorim civil. Hulumtuesit e QKSS-së janë duke marrë pjesë rregullisht në mbledhjet e grupit punues të komisionit parlamentar gjatë shqyrtimit të Projektligjit për Armë.