RISHIKIMI ALTERNATIV I ZBATIMIT TË MARRËVESHJES SË BRUKSELIT: ÇFARË NDODHI ME ISH-ANËTARËT E STRUKTURAVE PARALELE?

10/04/2014

RISHIKIMI ALTERNATIV I ZBATIMIT TË MARRËVESHJES SË BRUKSELIT: ÇFARË NDODHI ME ISH-ANËTARËT E STRUKTURAVE PARALELE?

Më 10 Prill, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë (BCSP) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) zhvilluan takimin e peste të Forumit Hulumtues për Siguri: Beograd-Prishtinë-Tiranë.

Në konferencë u lansua publikimi i parë mbi progresin dhe sfidat e integrimit të policëve serbë në Policinë e Kosovës si pjesë e Marrëveshjes Brukselit. Raporti është hulumtuar dhe draftuar bashkërisht nga dy think-tank të pavarura - Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë (BCSP).

Publikimi për herë të parë shpalosi detajet lidhur me procesin e integrimit të ish pjesëtareve të MUP-it në Policinë e Kosovës, duke vlerësuar procesin e verifikimit të sigurisë, listat e ofruara nga Serbia, trajnimet e këtyre pjesëtarëve, funksionalizimi i Komandës Rajonale të PK për veriun e Kosovës, fatin e ish pjesëtarëve të MUP-it që kanë vepruar në pjesë tjera të Kosovës si dhe shumë aspekte tjera. Publikimi është prezantuar në një periudhe kur procesi nuk është transparent dhe i hapur për debat publik.

Mbështetja dhe mirënjohja e aktorëve ndërkombëtarë në Kosovë u theksua gjatë fjalimeve hyrëse të Ambasadorëve nga Ambasada Norvegjeze dhe Britanike në Kosovë. Të dy ambasadorët theksuan rëndësinë e integrimit të oficerëve të policisë serbe si mekanizëm i suksesshëm në të ardhmen e dialogut Prishtinë-Beograd si dhe për forcimin e sundimit të ligjit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sic u theksua edhe nga Florian Qehaja, moderator i panelit në konferencë, bashkëpunimi mes këtyre dy think-tank të pavarura nga Prishtina dhe Beogradi është një arritje në thyerjen e tabuve të mos-bashkëpunimit dhe armiqësisë midis dy komuniteteve. Andaj ky publikimi synon rritjen e transparencës dhe ofrimin e ndihmës për te dyja qeveritë në përmirësimin e zbatimit të marrëveshjes.