2/04/2014
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Qendrës së Beogradit për Politikat e Sigurisë (BCSP), dhe Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) organizojnё konferencës së përbashkët rajonale "Forumi Hulumtues i Sigurisë Prishtinë-Beograd-Tiranë: Rishikimi Alternative i Zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit: Çfarë ndodhi me ish-Anëtarët e strukturave paralele?", e cila do të mbahet të Enjten me 10 Prill, 2014 në Hotel Sirius në Prishtinë.
Kjo konferencë do të mbahet në kuadër të projektit rajonal Forumi Hulumtues për Siguri: Prishtinë-Beograd-Tiranë, repsektivishit mes Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Qendrës së Beogradit për Politika të Sigurisë (BCSP), dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë. Konferenca do të shpalos gjetjet preliminare të një hulumtimi të përbashkët të QKSS dhe BCSP lidhur me implementimin e Marrëveshjes së Brukselit për integrimin e pjesëtareve të “MUP” dhe strukturave tjera paralele të Serbisë në institucionet e Kosovës.
Konferenca do të paraqesë gjetjet kryesore të raportit nga organizatat partnere të përfshirë në hulumtim.
Të gjitha prezantimet do të mbahen në gjuhën angleze (do ketë përkthim nё gjuhën angleze, në gjuhën shqipe, serbe dhe anasjelltas).
Të gjithë personat e interesuar për të marrë pjesë në konferencë, duhet të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre në e-mail adresën e mëposhtme: [email protected] apo numrin e telefonit: +381 (0) 38 221 420.