29/04/2014
Hulumtuesja e QKSS, Sofije Kryeziu mbajti një prezantim në konferencën me temën "Serbia - Kosova: Mundësitë e Bashkëpunimit dhe Sfidat kryesore në drejtim të Perspektives së Përbashkët Evropiane" të mbajtur më 29 prill, në Beograd.
Prezantimi i saj ka qene i fokusuar ne përfaqësimin e minoritetit shqiptar ne sektorin e sigurisë ne Serbi, përkatësisht ne Policinë e Serbisë. Ne ketë prezantim ajo ka folur për te arriturat kryesore qe janë bere ne ketë fushe qe nga viti 2001, duke theksuar ne anën tjetër te metat dhe sfidat e mbetura ne drejtim te përfaqësimit me te madh dhe me te qëndrueshëm te komunitetit shqiptar në Serbi.
Ne anën tjetër hulumtuesit nga Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë, Maja Bjelos dhe Bojan Elek kane prezantuar gjetjet e raportit te tyre ne lidhje me përfaqësimin e minoritetit Serb ne Policinë e Kosovës, para dhe pas Marrëveshjes se Brukselit ne mes te Prishtinës dhe Beogradit te arritur ne Prill te vitit 2013.
Prezantimet e panelisteve kane nxitur pyetje te shumta ne mesin e pjesëmarrësve të pranishëm në konferencë. Dokumenti i politikave me temën "Përfaqësimi i Minoritetit Shqiptar në Policinë e Serbisë" do të publikohet së shpejti në web faqet e QKSS dhe BCSP.