QKSS zhvillon diskutim mbi sigurinë në shkolla në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj

17/05/2026

QKSS zhvillon diskutim mbi sigurinë në shkolla në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) zhvilloi diskutimin e radhës në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, në kuadër të projektit “Brezi i rrezikuar: Trajtimi i kriminalitetit tek të rinjtë dhe siguria në shkolla përmes hulumtimit dhe reformimit të bazuar në evidenca”.

Diskutimi u mbështet në gjetjet e pyetësorit të realizuar me nxënësit e shkollës, ku u evidentuan disa prej sfidave kryesore që lidhen me sigurinë dhe mirëqenien e të rinjve në mjediset shkollore.

Gjetjet tregojnë se nxënësit ndihen përgjithësisht të sigurt brenda klasës dhe korridoreve të shkollës, ndërsa pasiguria shfaqet më shumë në tualete dhe në hapësirat përreth shkollës. Po ashtu, rrjetet sociale u përmendën si një nga shkaqet kryesore të konflikteve mes të rinjve.

Gjatë diskutimit u theksua nevoja për më shumë disiplinë në shkollë, rritje të mbështetjes psikologjike për nxënësit dhe forcim të mekanizmave të raportimit dhe parandalimit.

Këto aktivitete kontribuojnë në hartimin e rekomandimeve të bazuara në evidenca, me qëllim krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe më gjithëpërfshirës për të rinjtë.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Brezi i rrezikuar: Trajtimi i kriminalitetit tek të rinjtë dhe siguria në shkolla përmes hulumtimit dhe reformimit të bazuar në evidenca”, zbatuar nga QKSS në bashkëpunim me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM),