22/11/2016
Hulumtuesja e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Rudinë Jakupi është duke marrë pjesë në forumin rajonal të liderëve të rinj, që po mbahet nga data 19 nëntor deri më datën 22 në Novi Sad.
Jakupi është pjesë e panelit “Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor: Sfidat për lidershipin e ardhshëm në Evropën e re”. Në diskutimin e këtij paneli janë adresuar çështje si: Kush do të jenë liderët e së ardhmes së afërm? Si dhe a kemi kapacitete udhëheqëse për të vazhduar procesin gjithnjë e më pranë BE-së sapo të bëhemi anëtarë?
Ndër tjerash është diskutuar për mënyrën se si Ballkani perëndimor si regjion mund të kontribuojë në BE. Jakupi është përgjigjur ndaj disa pyetjeve të pjesëmarrësve që kishin të bëjnë dhe me pjesëmarrjen e grave në politikën kosovare si dhe qëllimet e gjeneratave të reja të liderëve dhe mënyrës së si mund të luftohet popullizimi në Kosovë.