6/10/2016
Hulumtuesja e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Vesë Kelmendi ka marrë pjesë në organizimin e ambasadës amerikanë në Prishtinë, në shkollën "Ruzhdi Berisha", në Dragash, e në të cilin mori pjesë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Z. Greg Delawie.
Kelmendi në kuadër të aktiviteteve të shumta të këtij organizimi që ka pasur për qëllim të vetëdijësojë të rinjtë lidhur me ekstremizmin e dhunshëm, prezantoi programin e QKSS për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë dhe rolin e të rinjve.
Ky aktivitete pritet të mbahet edhe në komuna të tjera në Kosovë.