18/10/2016
QKSS ka nisur aktivitetet në shkollat e mesme në Kosovë, në kuadër të projektit për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm përmes përfshirjes së komunitetit në 11 komuna të Kosovës.
Sot, ekipi i QKSS-së me zyrtarët Vesë Kelmendi dhe Taulant Boshnjaku ka mbajtur ligjëratën në Gjimnazin "Vëllezërit Frashëri", në Deçan. Në këtë ligjëratë është diskutuar rreth rolit të të rinjve në parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm. Me këtë rast nxënësit kanë pasur mundësi që në grupe të shprehin idetë e tyre.
Ky projekt implementohet me mbështetje të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.