5/10/2016
Drejtori Ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë(QKSS), Dr. Florian Qehaja është duke marrë pjesë në “Programin trajnues të Bashkimit Evropian për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm”, që po mbahet sot në Tiranë. Qehaja është duke prezantuar punën e QKSS në parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë, si dhe gjendjen aktuale mbi këtë dukuri.
Në këtë program, të organizuar nga Instituti “RUSI” (Royal United Services Institute), po marrin pjesë diplomatë dhe studiues nga gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor.