QKSS PJESËMARRËSE NË PUNËTORINË E PARË TË PROJEKTIT EUNPACK, HORIZON2020

18/04/2016

QKSS PJESËMARRËSE NË PUNËTORINË E PARË TË PROJEKTIT EUNPACK, HORIZON2020

Sekretari i QKSS, Mentor Vrajolli si dhe Bashkëpunëtori/Hulumtuesi i Lartë i QKSS Shpend Kursani po marrin pjesë në punëtorinë e parë tre-ditore të projektit: “Qëllime të mira, rezultate të përziera - Qasja krahasuese e BE rreth zbërthimit të konflikt-ndjeshmërisë si mekanizma të konflikteve dhe krizave (EUNPACK)”. Qëllimi i kësaj punëtorie është informimi i partnerëve të këtij projektit në lidhje me aktivitetet e parapara si dhe me mënyrën e raportimit tek donatori (Komisioni Evropian) gjatë tre viteve të ardhshme. Punëtoria organizohet nga Instituti Norvegjez për Punë të Jashtme (NUPI) e cila njëherësh është Koordinatore e këtij projektit tre-vjeçar (01 Prill 2016 – 30 Mars 2019). Nikoqir dhe partner të kësaj punëtorie janë Qendra Evropiane për Studime të Politikave (CEPS) nga Brukseli.

Përveç përfaqësuesve të QKSS-së, NUPI dhe CEPS, pjesëmarrës të tjerë në këtë aktivitet janë ekspert të mirënjohur dhe përfaqësues të organizatave të tjera partnere të projektit si: Shkolla per Shkenca Sociale nga Universiteti i Mançesterit (Manqester, Angli);  Qendra për Studime Tranzicionale dhe Politika të Sigurisë – Frey University (Berlin, Gjermani); Departamenti i Shkencave Politike i Universitetit Comenius; Shkolla Sant’Anta për Studime të Avancuara; Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë – BCSP (Beograd, Serbi); Qendra Jean Monnet e Ekselencës për Studime Evropiane, Akademia KvinMohyala – JMCK (partnere locale për fqinjësinë  Lindore të BE-së); Insitut de Recherche sur le Maghreb Contemporarain – IRMC (partnere lokale për fqinjësinë Jugore të BE-së); Njësia për Hulumtim dhe Vlerësim e Afganistanit – ARGA (partnere lokale nga fqinjësia e zgjeruar e BE-së) dhe Instituti për Hulumtim nga Lindja e Mesme – MERI (partnere lokale për fqinjësinë e zgjeruar të BE-së).

Gjithashtu, përveç përfaqësuesve të organizatave partnere, pjesëmarrës në këtë takim janë edhe zyrtar nga Komisioni Evropian. Respektivisht prezantime pritet të mbahet nga përfaqësues të Agjencisë Ekzekutive Evropiane për Hulumtim, Departamenti për Përfshirje, Inovacion dhe Shoqëri Reflektive e cila është njëkohësisht financues dhe mbikëqyrës i implementimit të këtij projektit.

Punëtoria do të zgjas tri ditë, nga 18 deri më 20 Prill 2016 dhe përveç prezantimeve te përfaqësuesve të NUPI si dhe të BE-së si donator, do të ketë edhe prezantime nga ana e ekspertëve të tjerë. Kjo punëtori do të shërbej si udhërrëfyese për gjitha aktivitetet e ngjeshura cilat do të zhvillohen në të ardhmen kuadër të këtij projektit gjatë tri viteve të ardhshme.