QKSS organizon trajnimin “Fuqizimi i organizatave jo-qeveritare për t’u bërë ballë sulmeve kibernetike”

27/06/2023

QKSS organizon trajnimin “Fuqizimi i organizatave jo-qeveritare për t’u bërë ballë sulmeve kibernetike”

Me datë 26 Qershor, 2023, QKSS organizoi trajnimin “Fuqizimi i organizatave jo-qeveritare për t’u bërë ballë sulmeve kibernetike” në Prishtinë. Trajnimi mblodhi 16 përfaqësues të organizatave jo-qeveritare nga komuna të ndryshme të Kosovës, organizata këto të cilat punojnë me grupe të margjinalizuara në shoqëri, përfshi gratë, fëmijët, personat me aftësi të kufizuara, personat LGBTIQ+, etj.

Trajnimi u mbajt nga Muhamed Gërxhaliu, ekspert me mbi 20 vite përvojë në trajnime në fushën e teknologjisë informative dhe sigurisë kibernetike. Trajnimi shtjelloi tema të ndryshme që lidhen me cështjet e sigurisë kibernetike në organizata, përfshi procesin e përpilimit të planit të sigurisë së organizatës, zhvillimin e kulturës së sigurisë brenda organizatës, mbrojtja e pajisjeve elektronike, sigurimi i qasjes në to dhe mbrojtja e shënimeve, si të mbrohemi në internet, siguria fizike dhe si të veprohet në rast të incidenteve.

Ky trajnim u organizuar në kuadër të projektit “Shfletimi i lirë në Internet”, i implementuar nga Internews me mbështjetjen e USAID.