QKSS organizon trajnim dy-ditor lidhur me temën e sigurisë kibernetike

11/09/2023

QKSS organizon trajnim dy-ditor lidhur me temën e sigurisë kibernetike

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka organizuar një trajnim dy-ditor të brendshëm lidhur me temën e sigurisë kibernetike, trajnim ky i cili ka shërbyer për të përmirësuar nivelin e njohurive të stafit të organizatës në fushën e sigurisë kibernetike Trajnimi është zhvilluar nga data 8 deri më 9 shtator në Hotel Premium në Prizren dhe është udhëhequr nga eksperti i kësaj fushe Besnik Limaj.

Disa nga temat e mbuluara gjatë trajnimit ishin:

Evolucioni i sigurisë kibernetike në Kosovë: Nga formulimi i Strategjisë Kombëtare për Siguri Kibernetike deri te themelimi KOS – CERT-it: Njësisë Nacionale për Siguri Kibernetike;

Sektorët e infrastrukturës kritike – SHBA vs. BE: Një analizë krahasimore e mekanizmave shtetërorë të mbrojtjes së infrastrukturës kritike në SHBA dhe BE.

Direktiva NIS e BE-së: Një ekzaminim i plotë i Udhëzimeve të Bashkimit Evropian për Sistemet dhe Informacionet e Rrjetit (NIS) 1 dhe 2;

Inteligjenca me burim të hapur (open-source intelligence) dhe inxhinieria sociale: Zbërthimi i artit të përdorimit të inteligjencës së burimeve të hapura dhe kuptimi i teknikave të manipulimit të njeriut, me fokus në përdorimin e të dhënave publike.

Trajnimi u organizua në kuadër të projektit SMART Balkans, i mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë.