6/09/2023
Në kuadër të projektit FIERC, në bashkëpunim me NSI Mitrovica dhe me mbështetjen e Ambasades Gjermane, u mbajt një trajnim shumë i rëndësishëm për anëtarët e Forumit të Komunitetit për Interes Publik nga gjashtë komuna të Kosovës.
Trajnimi u fokusua në çështjet e të drejtave dhe politikave për komunitetet jo-shumicë në Kosovë dhe kishte një rol të rëndësishëm në përmirësimin e kuptimit dhe ndërgjegjësimit të anëtarëve të forumit për këto çështje.
Ky trajnim i rëndësishem është pjesë e përpjekjeve për të promovuar bashkëpunimin dhe zhvillimin e dialogut të hapur për të drejtat dhe interesat e komuniteteve të ndryshme në Kosovë.