2/02/2016
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë(QKSS) në bashkëpunim me Institutin SETA dhe Qendren Daily Sabah më 01 Shkurt 2016, në Stamboll kanë organizuar konferencën me temën: "Dinamika e re e radikalizmit: Nga Ballkani në Lindjen e mesme"
Të ftuar për të prezentuar rreth rrezikut nga ekstremizmi i dhunshëm si dhe praktikat e Kosovës në drejtim të parandalimit të këtij fenomeni ishin Drejtori i QKSS, Florian Qehaja, dhe hulumtuesi i QKSS-së Skender Perteshi. Konferenca kishte për qëllim të identifikojë metodat kryesore dhe përvojat në identifikimin e shkaqeve të ekstremizmit të dhunshëm në të gjithë globin. Në këtë panel, Floriani dhe Skenderi kanë ndarë metodologjinë e përdorur gjatë mbledhjes së të dhënave për hartimin e raportit mbi Shkaqet dhe pasojat e përfshierjes së qytetarëve të Kosovës si luftëtarë të huaj në Siri dhe Irak. Aktivitetet e QKSS kanë nxitur vëmendje të madhe në mesin e analistëve, think tankeve, akademikëve dhe studiuesve të pavarur.
Përveç kontributit në konferencë, ekipi i QKSS-së gjatë qëndrimit në Stamboll është takuar me një numër të madh të akterëve nga shoqëria civile, ekspertë, akademikë dhe përfaqësues të mediave.
Për ta përcjellur ngjarjen ju lutem klikoni në lidhëzën e mëposhtme:
"Dinamika e re e radikalizmit: Nga Ballkani në Lindjen e mesme"