3/02/2016
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) në bashkëpunim me Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT), Shoqatën Austriake-Kosovare dhe Akademinë për Siguri Publike, sot, më 03 Shkurt 2016, kanë organizoi konferencën me temë: “Dita Austriake-Kosovare e Sigurisë”.Drejtori i QKSS-së Florian Qehaja diskutoi rreth gjendjes së sigurisë në Kosovë, duke u fokusuar në rreziqet aktuale të sigurisë me theks të veçantë në jostabilitetin politik, marrëdhëniet me Serbinë dhe ekstremizmin e dhunshëm.
Në konferencë morën pjesë ministra, deputetë dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të Republikës së Kosovës, zyrtarë të lartë shtetërorë nga Shqipëria dhe vendet e tjera, si dhe ekspertë të fushës së sigurisë, vendorë e ndërkombëtarë.
Kjo konferencë është pjesë e vazhdueshme e përpjekjeve të QKSS për zgjerimin e bashkëpunimit me universiteteve.